Parlamenti refuzon një Brexit pa marrëveshje
Ligjvënësit e parlamentit Britanik, kanë hedhur poshtë idenë e largimit nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.
Me 312 vota në të mirë të daljes së Britanisë me marrëveshje në krahasim me 308 kundër. Votimi i së mërkurës është rezultat i refuzimit të planit të kryeministres May për largim nga blloku europian, për herë të dytë me radhë.
Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, mirëpo tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kohë, meqë nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me BE-në.
KOHA JONË SONDAZH

