FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partia eurofobe “Ukip” zgjedh liderin e ri pa rival, i katërti në dy vjet

Partia britanike anti-imigracion dhe eurofobe UKIP, e zhytur në pavendosmëri që prej fitores së Brexit të mbrojtur prej saj në referendumin e qershorit të vitit 2016, zgjodhi ditën e shtunë liderin e saj të ri, për të kartën herë në vetëm dy vite.

Gerard Batten, një eurodeputet 64 vjeç, u zgjodh pa kundërshtime, pasi asnjë kandidat tjetër nuk kishte paraqitur kandidaturën në këto zgjedhje. Ai mbante postin e liderit të përkohshëm të kësaj partie prej muajit shkurt.

Megjithatë pas zgjedhjes së tij, ai njoftoi se synonte të jepte dorëheqjen pas një viti në mënyrë që t’u hapte rrugë zgjedhjeve të reja me më shumë se një kandidat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Synoj të jap dorëheqjen më 13 prill 2019 në mënyrë që të mbahen zgjedhje vërtetë konkurruese. Deri atëherë, do të kem vendosur nëse dëshiroj apo jo të paraqes kandidaturën time në këto zgjedhje”, u shpreh Batten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?