Partitë opozitare greke letër Mitsotakis: Të dënohen krimet e Izraelit kundër palestinezëve
4 parti opozitare greke të krahut të majtë i kanë bërë thirrje qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis të “ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me shtetin e Izraelit dhe të dënojë në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje krimet e kryera nga shteti i Izraelit kundër popullit palestinez”.
Deklarata e përbashkët mban firmat e partive Syriza, KKE, Nea aristerà (‘E Majta e Re’) dhe Plefsi eleftherias (‘Rruga e Lirisë’). Sipas tyre qeveria greke nuk ka të drejtë politike, ligjore apo morale për të justifikuar dhe për të mbështetur këto krime.
“Çdo ditë dhe në shkallë të gjerë, po kryhen akte individuale gjenocidi, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, në shkelje të çdo koncepti dhe dispozite të së drejtës ndërkombëtare, të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të së drejtës penale ndërkombëtare dhe në kundërshtim të plotë me ndjenjat e popujve të të gjithë botës, përfshirë popullin grek, i cili ka shprehur vazhdimisht solidaritetin e tij me popullin palestinez.
Greqia duhet si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të ndërmarrë iniciativa aktive, urgjente dhe të qarta për të ndaluar gjenocidin kundër popullit palestinez, për të adresuar krizën humanitare dhe për të njohur një shtet palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”.
KOHA JONË SONDAZH

