Partneri i koalicionit kërkon zgjedhje të parakohshme

Blloku më i vogël në koalicionin qeveritar sllovak ka kërcënuar se do të dalë nga aleanca nëse palët e tjera nuk pajtohen me kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme për shkak të vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij.

Partia ndëretnike sllovake (Most-Hid) deklaroi gjatë një rezolute se zgjedhjet ishin të nevojshme për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga vrasja e gazetarit, dy javë më parë.

Pavarësisht dorëheqjes së djeshme të ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak, blloku më i vogël në koalicionin qeveritar sllovak ka bërë publike kërkesën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalinak dha dorëheqjen pas protestave të dhjetëra mijëra personave,  javën e kaluar që protestonin kundër qeverisë së socialdemokratit , Robert Fico duke kërkuar një hetim efikas mbi vrasjen e Kuciak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ka qënë protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë që pas rënies së komunizmit në Europën Lindore,  gati tre dekada më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?