Pas 12 vitesh rikthehet dënimi me vdekje në Turqi?

“Rivendosja e mundshme e dënimit kapital në Turqi, do të ishte një veprim shumë i prapambetur i cili do të izolojë vendin dhe do të shkatërrojnë shanset e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Europian”,- u shpreh Ministri i Shtetit për punët e Jashtme i Britanisë së Madhe, Alan Duncan këtë të martë.

Pas grushtit të pasuksesshëm ushtarak në Turqi të premten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tha turmave të mbështetësin qëndrimin e tij, që parlamenti duhet të marr në konsideratë kërkesën publike për dënimin me vdekje për ato raste që ka komplote të grushtit të shtetit.

“Kjo është një pamje shumë e fuqishme e qeverisë. Do të jetë një hap thellësisht i reaksionar, që unë mendoj se do të shkaktojë dëme të pallogaritshme, pikërisht në kohën kur ajo po përqafon rrugën e komunitete botërore por kjo e bën edhe më të izoluar”, ka thënë Duncan gjatë një seance parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se rikthimi i dënimit me vdekje do të ishte një veprim i vetë-mundur nga ana e Ankarasë, pasi kjo do të prish çdo mundësi që Turqia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dënimi me vdekje u hoq në Turqi në vitin 2004 për të sjellë legjislacionin e saj në përputhje me standardet e BE-së.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?