Pas 13 vjetësh hapet Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork

Sot kompani botërore, kanë filluar punën në ndërtesën 104-katëshe të quajtur ‘Freedom Tower’  Kulla e Lirsë, adresa e së cilës është Qendra Botërore e Tregtisë 1.

Kulla e Lirisë, është ndërtesa më e lartë në Nju Jork, e cila zëvendëson ‘Kullat Binjake’, të cilat u sulmuan nga avionët e rrëmbyer prej terroristëve me ç’rast kanë vdekur më shumë se 2,700 persona.

Kulla e Lirisë, është 104 katëshe, 541 metra e lartë, një lartësi e zgjedhur posaçërisht për të simbolizuar lirinë, dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 3.9 miliard dollarë.

SHKARKO APP