Pas 34 vitesh, zbulohet njeriu që vrau kryeministrin suedez

Kryeministri suedez Ofol Palme vra në vitin 1986 nga një grafik dizajner me emrin Stig Engstrom.

Pas 34 vitesh është zbardhur vrasja e kryeministrit suedez i cili teksa ishte duke u kthyer nga kinemaja me gruan e tij u qëllua nga mbrapa në rrugën më të populluar të Stokholmit, Sveavagen.

Stig Engstrom i njohur ndryshe me nofkën ‘’Skandia Man’’ është vrasësi i zbuluar nga Prokuroria. Por ai nuk mund të dënohet pasi ai ka vrarë veten 20 vite më parë, në vitin 2000.

SHKARKO APP