Pas 48 vitesh në burg, i dënuari shpallet i pafajshëm

A kanë të drejtë gjithmonë gjykatat? Rasti i 71-vjeçari tregon që jo.

Glynn Simmons i cili kaloi 48 vjet, 1 muaj e 18 ditë burg për akuzat e vrasjes dhe u lirua nga prokurorët pas aplikimit të avokatëve të tij, nuk është fajtor. Ky është vendimi i dhënë nga gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut në Oklahoma, Amy Palumbo.

Gjykata ka gjetur prova të qarta dhe bindëse se Simmons nuk e ka kryer krimin për të cilin është dënuar. Ai hyri në histori si i burgosuri që ka qëndruar më gjatë në burg “pafajësisht” në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?