Pas 9 javësh, Moska çlirohet nga karantina, numri i rasteve vijon në rritje
Kryeqyteti i Rusisë, Moska është çliruar nga karantina pas 9 javësh karantinë edhe pse vendi nuk po kalon një moment të mirë me koronavirusin.
Numri i të infektuarve shënon vetëm rënie të lehtë ditore por Rusia vijon të shënojë mbi 9 mijë raste në 24 orë. Por Presidenti Putin ka thënë se pikun e COVID-19 Rusia e kaloi javën e kaluar dhe tashmë do të vijohet me lehtësimin e masave kufizuese.
Rusia është vendi i tretë në botë sa i përket të infektuarve, pas SHBA dhe Brazilit me 414 mijë e 878 raste me COVID-19 por ka shumë pak vdekje në krahasim me vendet e tjera, më pak se 5 mijë.