Pas 9 orësh, policia turke largohet nga konsullata saudite

Ekipi turk kreu një spastrim në konsullatën saudite në Stamboll duke u përpjekur të gjejë ndonjë dëshmi në për zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Ankaraja beson se gazetari saudit u vra në ndërtesën diplomatike.

Pasi hyri në konsullatën e Mbretërisë të hënën, për herë të parë që nga zhdukja e Khashoggi gati dy javë më parë, një ekip ekspertësh turq kaloi nëntë orë duke kërkuar të dhëna dhe mostra të ADN-së, të cilat mund të hedhin dritë mbi zhdukjen misterioze të gazetarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oficerët e policisë u nisën për në konsullatë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë Ankaraja spekuloi se Khashoggi ishte vrarë në konsullatë nga një ekip vrasësish të dërguar nga Riad, një akuzë që Arabia Saudite e mohon në mënyrë të vendosur.

Të hënën, megjithatë, mediat amerikane vunë në dukje se sauditët mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe së shpejti mund të pranojnë se Khashoggi vdiq gjatë një marrje në pyetje që ‘shkoi keq’.

Më parë, Presidenti i SHBA Donald Trump paralajmëroi se Rijadi do të përmballej me “dënim të ashpër” nëse shpallet fajtore për urdhërimin e vrasjes së Khashoggi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?