Pas Brexit-it, BE-ja fokusohet te zgjerimi me Ballkanin Perëndimor

Më pak se një javë nga largimi i Britanisë së Madhe, Brukseli po kërkon të injektojë jetë të re në venat e zgjerimit të Bashkimit Europian, përmes një rishikimi të thellë të procesit të anëtarësimit. Dokumenti i shumëpritur i Komisioni Europian, metodologjia e re e shtrirjes së bllokut, u publikua më pak se një javë pas largimit të parë të një vendi të rëndësishëm nga BE-ja.

Një nga qëllimet kryesore është të mbahet gjallë ambicia e gjashtë kombeve të Ballkanit Perëndimor, me një popullsi të përbashkët prej 17.9 milion banorësh, në rrugën drejt BE-së. Asnjë shtet nuk i është bashkuar më unionit që prej Kroacisë në 2013-tën, por Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, nuk i shuajnë shpresat.

Dokumenti synon po ashtu të zbusë dyshimet që rrethojnë zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europiane mes vendeve anëtare të lodhura nga kriza e eurozonës, si dhe nga mbështetja në rënie e sundimit të ligjit apo korrupsionit të vazhdueshëm. Ai mbështetet fort në planin e Emmanuel Macronit, që vitin e kaluar bllokoi me veton e tij celjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shkaktuar dëshpërim mes politikanëve në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si për të mos e lënë vetëm, presidentit francez në kundërshtinë e tij sidomos kundër Shqipërisë, iu bashkuan edhe Danimarka e Holanda. Vendet aspirante për t`u bërë anëtare të bllokut duhet të plotësojnë 35 kapituj që përputhen me standardet e BE-së në fusha të shumta, duke nisur nga një administratë publike funksionuese e deri te peshkimi apo rregullatorët financiarë. Propozimet e reja nënkuptojnë se të gjitha vendeve do t’u kërkohet të kryejnë reforma themelore mbi institucionet demokratike dhe shtetin ligjor përpara se të tentojnë më shumë reforma teknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ankesa kryesore e Francës ishte se procesi i zgjerimit ka mungesë besueshmërie, dhe insistonte që aplikantëve t`iu kërkohej përsëritja e “kapitujtve” të negociatave nëse rezulton se nuk janë kryer sic duhet reformat kryesore; këtë ide, komisioni e miratoi. Zgjerimi i BE-së duhej të ishte “më i besueshëm” për vendet anëtare dhe ata që kërkojnë të anëtarësohen”, u tha gazetarëve komisioneri Olivér Várhelyi. “Duhet të jetë më i parashikueshëm, më dinamik dhe më politik,” ishte përcaktimi i tij, ndërsa e nënvizonte se “shumë vende anëtare” kishin ngritur edhe privatisht shqetësime të forta, përpos atyre që e shprehën kundërshtimin publikisht.

Logjika e servirur nga KE-ja është e thjeshtë: nëse vendet aspirante arrijnë t`I plotësojnë kriteret, atëherë I gjithë procesi I zgjerimit mund rrjedhë më shpejt dhe në mënyrë më kuptimplotë. Kriteret e reja sakaq nuk do të zbatohen për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilët kanë hyrë tashmë në “lupën” e pranimit sipas rregullave të vjetra. Ish kryeministri Rumun Dacian Cioloș, që ulet me eurodeputetët e Macronit në parlamentin europian, i përshkroi planet si një hap i mirë përpara, duke shtuar se grupi i tij “mbështet plotësisht” impulsin e ri për zgjerimin e BE.”Hapi tjetër, pasi të bihet dakord me metodologjinë e re, duhet të jetë hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë,” ishin fjalët shpresëdhënëse të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?