Pas disa ditësh debat, Vuçiç nuk lë pa post Ana Bërnabiç. Pas rolit si Kryeministre, tani do drejtojë…
Presidenti Vuçiç nuk ka lënë pa post të rëndësishëm sh-kryeministren dhe zyrtaren e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet. Ana Bërnabiç, është zgjedhur të mërkurën kryetare e Kuvendit të Serbisë.
Nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan pro, ndërsa pesë ishin kundër emërimit të saj. Ana Bërnabiç u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend.
Propozimi që Bërnabiç të zgjidhet kryetare e Kuvendit u përcoll me një debat treditor, i cili u karakterizuan me ofendime dhe të bërtitura ndaj deputetëve. Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bërnabiçit në krye të Kuvendit.