Pas Gjermanisë edhe Greqia gati për të marrë vaksinën ruse

Greqia është vendi i radhës që kërkon të marrë vaksinën ruse Sputnik V, pas ngadalësimit të shpërndarjes së dozave të vaksinës nga kompania Pfizer. Lazaros Karnesis, mjek i përgjithshëm dhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Vaksinimit ka bërë me dije se qeveria greke ka nisur lëvizjet e para për të përdorur vaksinën ruse. “ Vaksina ruse ka treguar që është efektive dhe së shpejti do të marrë aprovimin. Sa më shumë vaksina, aq më mirë, theksoi ai.

Kjo kërkesë e Greqisë, vjen pasi Gjermania i hapi “dyert” Sputnik V. Ministri gjerman, Jens Spahn tha fundjavën e shkuar se vendi i tij është i hapur edhe për vaksinën ruse dhe për atë kineze.

Evropa po përballet me një vonesë nga Pfizer në shpërndarjen e vaksinave. Nga ana tjetër, Rusia ka dalë garant për furnizimin me 100 milionë doza të Sputnik V, për 6 mujorin e parë të vitit 2021. Hapi final është autorizimi i vaksinës ruse nga EMA, (Agjencia Evropiane e Barnave).

SHKARKO APP