Pas kërcënimeve, ylli i Tik Tok gjendet e pajetë në shtëpi. Cilat janë dyshimet e para

Një 16-vjeçare nga India, e njohur ndryshe si “ylli i Tik Tok” ka vrárë veten dje në New Delhi pasi mori kërcènime. Siya Kakkar, e cila kishte më shumë se 1 milionë ndjekës për videot e saj me kërcime u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në East Delhi mbrëmjen e kaluar.

Kakkar publikoi një video të vetes në majë të një ndërtese në New Delhi disa orë para se të vríste veten. Sipas burimeve të familjes, adoleshentja mori kërcënime në internet, por policia nuk e ka konfirmuar ende motivin e ngjarjes dhe po vijon me hetimet.

Menaxheri i 16-vjeçares, Arjun Sarin tha se ka folur me yllin e rrjetit social në ditën e vdèkjes dhe ajo dukej mirë. “Kjo duhet të ketë lidhje me diçka personale pasi ajo ishte mirë. Kam folur me të mbrëmjen e kaluar për një projekt të ri dhe gjithçka ishte normale”, tha ai.

Ndërsa ishte më shumë e njohur për kërcimet në TikTok, 16-vjeçarja numëronte mbi 100 mijë ndjekës në Instagram.

SHKARKO APP