Pas Macron, edhe kjo kryeministre i kërkon BE: Kufi moshës 15-vjeçare për lejimin në rrjete sociale

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen kërkon që Bashkimi Evropian të vendosë një kufi moshe prej 15 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale. “Sot mund të krijosh një profil në shumicën e platformave nëse je vetëm 13 vjeç. Por kur je 13 vjeç, je ende fëmijë. Dhe ne kemi parë që rreziku për fëmijët në rrjetet sociale është shumë i madh”, tha Frederiksen në një artikull për gazetën daneze Politiken.

“Rregullorja e re e moderimit të përmbajtjes, Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), është rezultuar i pamjaftueshëm për të kundërshtuar platformat”, shkruan Frederiksen dhe Schaldemose.

Ata parashtruan propozime për të “shtrënguar ligjin”, duke përfshirë ndalimin e modeleve dhe reklamave të varura për të miturit dhe njoftimin e detyrueshëm se sa kohë shpenzojnë në platformat online.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ideja e rritjes së kufirit të moshës i bën jehonë thirrjes së presidentit francez Emmanuel Macron muajin e kaluar për të lejuar aksesin në mediat sociale për mbi 15 vjeç në nivel BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?