Pas një muaji, Kina raporton numrin më të lartë të infektuarëve me koronavirus

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njoftoi 108 raste të reja të koronavirusit këtë mëngjes, numri më i lartë gjatë gjithë muajit.

98 persona të infektuar e kanë sjellë koronavirusin me vete nga jashtë vendit.

Por ka pasur edhe 10 raste që e kanë marrë brenda vendit- shtatë në provincën verilindore të Heilongjiang dhe tre në provincën Guangdong në jug të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se është epiqendra origjinale për pandeminë e koronavirusit, Kina ka parë një ulje të madhe të rasteve gjatë muajit të kaluar dhe së fundmi ka filluar të heqë masat e rrepta të bllokimit në të gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por zyrtarët tani janë të shqetësuar për një valë të dytë të infeksionit të sjellë në Kinë nga jashtë vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara zyrtarisht në vend tani është 82.160, me 3.341 vdekje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?