Pas orgjisë së diplomatëve, shpërndahet një tjetër festë me pullë të kuqe
Policia belge ka ndërprerë fundjavën e kaluar një tjetër orgji, e treta brenda muajit dhjetor, për shkak se nuk po respektoheshin masat antikoronavirus.
Ngjarja ndodhi në Saint-Mard, në jug të Belgjikës, pranë kufirit me Francën, përballë një klinike me pacientë me koronavirus. Sipas “DH”, në orgji merrnin pjesë 52 persona. Policia gjobiti secilin nga pjesëmarrësit me 250 euro gjobë për mosrespektim të rregullave në kohë pandemie.
Dy javë më parë, policia ndërhyri në një tjetër orgji me 25 meshkuj, në Bruksel, ku ndodhej edhe eurodeputeti hungarez Jozsef, Szajer, krahu i djathtë i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban. Ndërsa javën e kaluar, policia i dha fund një tjetër orgjie në Paal.