Pas paralajmërimit të ashpër të Erdogan, Forcat e Armatosura turke në lëvizje, vendosin raketahedhësit në kufi me…
Forcat e Armatosura të Turqisë kanë vendosur përforcime të trupave komando drejt pikave të vëzhgimit në Idlib të Sirisë një ditë pas paralajmërimit të fortë të Presidentit turk.
Forcat komando të dërguara në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay nga njësi të ndryshme të Turqisë, kanë përfunduar përgatitjet e tyre në këtë rajon.
Më pas komandot nëpërmjet trasportuesve të blinduar ushtarakë janë nisur drejt njësive kufitare. Ndërkohë në anën tjetër është vërejtur se në kufirin me Sirinë janë vendosur edhe multi raketahedhësit e dërguara nga TSK-ja, raporton Anadollu.
Lëvizja vjen disa orë pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se “Turqia tani do t’i godasë në çdo vend forcat e regjimit sirian nëse ushtarët tanë pësojnë edhe dëmin më të vogël. Unë deklaroj se nëse ka një sulm të mundshëm mbi ushtarët tanë nga sot e tutje, ne do të godasim regjimin sirian kudo jashtë marrëveshjes së Soçit”.