Pas përgjimeve te publikuara, Junker “refuzon” Gruevskin
Situata e tensionuar politike ne Maqedoni pas përgjimeve te publikuara nga kreu i opozitës, duket se është bere shkak per vendimin e presidentit te Komisionit Europian Jean Claude Juncker, per te anuluar takimin me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski.
Ai ishte parashikuar te zhvillohej ne Bruksel diten e enjte, por ne nje dalje per mediat, zedhenesja e Juncker, Mina Andreeva, deklaroi se takimi nuk do te mbahet. “Në këtë moment nuk është e përshtatshme që të ketë takim, për shkak të zhvillimeve në Maqedoni”, tha zedhenesja, pa dhëne te tjera hollësi, raporton vizion plus,
Ndërsa shefi i qeverise maqedonase Gruevski iu shmang pyetjeve qe lidheshin me kete vizite. Ne nje reagim te mëparshëm,Komisioni Evropian kishte kërkuar ngritjen e nje komisioni parlamentar per hetimin e skandalit te përgjimeve ne Maqedoni.
KOHA JONË SONDAZH

