Pas Prishtinës në Beograd, Escobar dhe Lajcak takim të vështirë me Vuçiç-in

Pas takimeve me krerët e lartë të politikës në Prishtinë, sot përfaqësuesi i SHBA-së dhe i BE-së, ndaluan në Beograd. ”Të vështirë”, e kanë quajtur takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dy zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar. Ishte Lajcak ai që takoi fillimisht presidentin Vuçiç dhe gjysmë ore më vonë atyre iu bashkua edhe Escobar.

“Pata një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin Vuçiç. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e për Lirinë e Lëvizjes të vitit 2011. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, shkroi Lajcak në Twitter.

I dërguari amerikan Grabriel Escobar, tha se vlerësonte angazhimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Për “takim të vështirë” foli edhe presidenti serb, i cili bëri të ditur se takimet do të vijojnë edhe më pas.

SHKARKO APP