FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas referendumit të zhvilluar, Katalonja deklaron pavarësinë nga Spanja

Carles Puigdemont ka thënë se rezultatet e votimit, të cilat nuk janë shpallur ende, do t’i dërgohen parlamentit katalonas, për të vazhduar me procedurat e tjera.

Udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka njoftuar se rajoni të cilit ai drejton ka fituar të drejtën për pavarësi nga Spanja, pas referendumit të zhvilluar dje.

Ai ka thënë se rezultatet e votimit, të cilat nuk janë shpallur ende, do t’i dërgohen parlamentit katalonas, për të vazhduar me procedurat e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne, katalanët, e kemi fituar të drejtën për t’u dëgjuar në Evropë”, ka thënë Puigdemont, duke iu drejtuar direkt Bashkimit Evropian. “Qytetarët e Katalonisë e kanë fituar të drejtën të kenë një shtet të pavarur”, është shprehur ai, në një konferencë për media, të mbajtur një orë para mesnatës, të dielën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qindra njerëz janë lënduar në referendumin e sotëm pasi policia ka provuar ta bllokojë atë, duke përdorur shkopinj dhe plumba gome mbi votuesit. Qeveria Spanjolle ka lutur qytetarët që ta bojkotojnë referendumin, mbajtja e të cilit ishte shpallur anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Policia gjatë ditës ia ka arritur të ndalë disa njerëz të hedhin votën e tyre, gjithashtu ka mbyllur disa vendvotime dhe ka shkatërruar disa kuti votimi. Rezultati i referendumit ende nuk ka dalur zyrtarisht.
Image

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?