Pas skandalit, Eva Kaili rikthehet në Parlamentin Evropian

Eurodeputetja greke, Eva Kaili është rikthyer të mërkurën për herë të parë në vendet e Parlamentit Evropian pas skandalit të Katargate, për të marrë pjesë në fjalimin e të mërguares Sviatlana Tsikhanouskaya.

Kërkesa e Kailit për të marrë pjesë në Parlamentin Europian në Strasburg iu transferua autoriteteve belge nga avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos dhe u pranua qershorin e kaluar.

Ajo u arrestua më 9 dhjetor 2022, për përfshirjen e saj në skandalin e Katargate. Më 14 maj, ajo u lirua nga burgu me një byzylyk monitorimi elektronik dhe u kthye në shtëpinë e saj në Bruksel. Data e gjykimit të Katargate nuk dihet ende, shkruajnë mediat greke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?