FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas sulmit në Florida, Trump iu adresohet fëmijëve amerikanë: Nuk do të jeni kurrë vetëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për paqe, një ditë pasi një person i armatosur vrau 17 veta në një shkollë të mesme në Florida.

Trump tha se administrata e tij do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla dhe për të adresuar sëmundjet mendore.

Në një adresim televiziv nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se dëshiron t’iu adresohet fëmijëve të Amerikës me mesazhin se “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju keni njerëz që brengosen për ju, që ju duan dhe që do të bëjnë gjithçka për t’ju mbrojtur”, tha Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Demokratët kanë thënë se të shtënat masive nënvizojnë nevojën për ligje më të ashpra për armë, por Trump nuk e përmendi këtë çështje gjatë fjalimit të tij të shkurtër.

Ai tha se sigurinë në shkolla do ta bëjë prioritet. “Ne gjithashtu duhet të krijojmë një kulturë në vendin tonë, e cila përqafon dinjitetin e jetës, e cila krijon lidhje të thella dhe kuptimplota njerëzore”, tha Trump, duke u bërë thirrje fëmijëve që ndihen të frikësuar ose të vetëm, t’iu afrohen të të rriturve që u besojnë dhe t’iu kërkojnë ndihmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?