Pas takimit me Mbretin, princ Harry kalon natën e parë në një hotel luksoz

Princ Harry takoi babanë e tij Mbretin Charles III për 45 minuta pasi mbërriti në Britaninë e Madhe. Ai nuk e kaloi natën në asnjë rezidencë mbretërore, pasi u dëbua nga Frogmore Cottage vitin e kaluar. Sipas mediave britanike, ai ka qëndruar në një hotel luksoz.

Harry nuk pritet të qëndrojë gjatë në Londër dhe do të kthehet në shtëpi në Montecito, Kaliforni, ku e presin gruaja e tij Meghan Markle dhe dy fëmijët, Archie, katër vjeç dhe Lilybet, dy vjeç.

Marrëdhënia e mbretit me djalin e tij më të vogël është tensionuar seriozisht që nga vendimi i Harry-t për t’u larguar nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe shprehu ankesa të ndryshme kundër familjes mbretërore në një seri intervistash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?