Pas takimit të Di Maio me jelekverdhët – Franca tërheq ambasadorin e saj nga Roma

Franca tërheq ambasadorin e saj në Romë. Ministria e Jashtme Franceze ka deklaruar këtë enjte se ka tërhequr ambasadorin për konsultime pas një seri “provokimesh” nga Roma.

“Për disa muaj Franca ka qenë subjekt i akuzave të përsëritura, sulmeve të pabazuara dhe deklaratave të ashpra, që të gjithë e dinë dhe mund ta kenë në mendje”, tha ministria franceze në një deklaratë.

Ministria shtoi se sulmet e supozuara ishin “të pashembullta që nga fundi i luftës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky veprim erdhi një ditë pasi Franca denoncoi një takim “të papranueshëm” midis zëvendës-kryeministrit populist të Italisë, Luigi Di Maio dhe liderëve të protestuesve francezë të quajtur “jelek verdhët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Di Maio u takua me Christophe Chalencon, një organizator i majtë i “jelek verdhëve” nga jugu i Francës, pranë Parisit.

Në një status në twitter, Di Maio shkroi: “Erërat e ndryshimit kanë kaluar nga Alpet”.

“Ky provokim i ri është i papranueshëm midis vendeve fqinje dhe partnerëve në zemër të BE”, tha ministria e jashtme franceze për takimin e së mërkurës.

Tensionet midis Macron dhe dy zëvendëskryeministrave të Italisë, Matteo Salvini nga partia e krahut të djathtë dhe Di Maio, janë ndezur që nga zgjedhja e tyre në qershor për çështjet rreth migrimit dhe buxhetit të Italisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?