Pas ”uljes së dhunës”, marrëveshje historike mes SHBA-së dhe talebanëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talebanët, pas ”uljes të dhunës”, kanë nënshkruar një marrëveshje historike ditën e shtunë, që do të shënojë nisjen e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani dhe që do të çojë në përfundimin e luftës më të gjatë ku është përfshirë ndonjëherë Amerika.

Marrëveshja u firmos në Doha të Katarit nga Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, kryenegociatori amerikan në bisedimet me talebanët dhe Mullah Abdul Ghani Baradar, kryenegociatori i talebanëve.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i cili tha ”SHBA-ja do të monitorojë nga afër nëse talebanët do t’i qëndrojnë besnikë angazhimeve të tyre. Në bazë të veprimeve të tyre, do të përshpejtojmë ose ngadalësojmë tërheqjen e trupave tona. Kështu ne do të sigurohemi që Afganistani të mos jetë më kurrë në shërbim të terroristëve ndërkombëtarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?