”Pasaporta e imunitetit”, BE mirëpret propozimin por flitet për përçarje
Edhe pse pandemia e Covid-19 vijon që të jetë me shifra shqetësuese, bota nga ana tjetër kërkon që të ketë normalitet. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mirëpret propozimin për një “pasaportë imuniteti” të lëshuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Që do të thotë një certifikatë europiane për t’u mundësuar personave të vaksinuar që të udhëtojnë lirisht.
“Mendoj se është e rëndësishme. Siç e kam thënë, duhet të kemi një vërtetim mjekësor që tregon se personat janë vaksinuar”, është shprehur ajo gjatë një takimi me disa media portugeze. Leyen shton se ”ky është një vendim politik dhe juridik, i cili duhet të diskutohet në nivel europian”.
”Pasaporta e Imunitetit” që vërteton se një person është vaksinuar ndaj koronavirusit, do të përdoret edhe për lëvizjen brenda vendeve anëtare të BE-së me të gjitha mjetet e transportit. Mitsotakis thotë se kjo do t’i shtyjë më shumë qytetarët që të vaksinohen dhe e cilëson një metodë të dukur për kthimin e normalitetit. Kjo gjë po sjell përçarje edhe mes përfaqësuesve kombëtarë të shteteve të botës pranë OBSH-së