Pasaportat ruse nuk do të njihen në BE

Lufta ruse në Ukrainë vijon, dhe është në ditën e 260. Pasaportat ruse të lëshuara në Ukrainën e pushtuar nuk do të njihen në BE, sipas grupit të negociatorëve në Bruksel.

”E njëjta gjë do të zbatohet për dokumentet e lëshuara në republikat separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë në Gjeorgji’’, theksoi në një deklaratë e Këshillit Evropian, i cili përfaqëson vendet e BE-së.

Komisioni Evropian propozoi rregullin e nivelit të bllokut në fillim të shtatorit, duke vënë në dukje se pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së kishin ndërmarrë tashmë veprime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet e BE-së dhe Parlamenti Europian duhej të arrinin një marrëveshje përpara se legjislacioni të hynte në fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?