Pashkët/ Zelensky: Jeta do ta mposhtë vdekjen. Dua takim me Putin për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një konferencë për shtyp të mbajtur në një metro të Kievit, ka kërkuar një takim mes tij dhe homologut rus, Vladimir Putin, “për t’i dhënë fund luftës”.

Zelensky shtoi se nuk ka frikë nga takimi me Putinin, pasi i ka quajtur “tentativë vrasjeje” simptomat e helmimit që kanë pasur pjesëtarë të grupeve negociatore ruso-ukrainase në javët e kaluara.

Po ashtu ai ka folur edhe për Pashkët ortodokse. “Në ditën kur vdekja triumfon dhe Zoti supozohet të jetë zhdukur. Por do të ketë një Ringjallje. Jeta do ta mposhtë vdekjen. E vërteta do të mposhtë çdo gënjeshtër. E keqja do të ndëshkohet”.

SHKARKO APP