FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pasojat e bombardimeve në Ghoutën Lindore përtej çdo imagjinate

Situata në  rajonin e Ghoutës  Lindore në Siri, i cili mbahet nga rebelët,  është “përtej imagjinatës” thotë OKB.

Koordinatori i shtetit Panos Moumtzis  tha për BBC se bombardimet pranë kryeqytetit Damask kanë  vrarë të paktën 250 vetë.

Ushtria siriane thotë se po përpiqet të çlirojë zonën nga terroristët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luftëtarët pro-qeveritarë sirianë kanë shkuar në enklavën e Afrinit  në veri të mbajtur nga kurdët ku trupat turke po përpiqen t’i shtyjnë kurdët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turqia gjuajti predhat pranë kolonave të përparimit, të cilat siç thotë, i detyruan sirianët të tërhiqen.

Çfarë po ndodh në Ghoutën Lindore?

Forcat pro-qeveritare  të mbështetura nga Rusia – intensifikuan përpjekjet e tyre për të rimarrë bastionin e fundit të madh të rebelëve  gjatë mbrëmjes së të dielës.

Një banor i zonës,  Firas Abdullah, i tha BBC se nuk kishte ku të fshiheshin: “Ne mund të dëgjojmë britmat dhe të qarat e grave dhe fëmijëve nëpër dritaret e shtëpive të tyre.

“Ndërkohë raketat dhe plumbat bien mbi ne si shiu. Nuk kemi ku të fshihemi nga ky makth, i cili ende nuk ka mbaruar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?