Patriarku serb: Le të mos na futin kurrë në BE, ne duhet ta ruajmë Kosovën

Patriarku serb Irinej, i njohur për deklaratat e tij nacionaliste, këtë herë bën thirrje që Serbia të mos heqë dorë nga Kosova dhe të mos japë kurrë pëlqimin për shkëputjen e saj edhe me koston që mos hyjë kurrë në BE.

Këto deklarata Irinej i ka bërë pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit, Presidentin Nikoliç e kryeministrin Vuçiç, ndërsa mendon që Kosova është më rëndësish me se BE.

“Në mënyrë të qartë ata u shprehën se Serbia nuk duhet ta japë kurrë pëlqimin për shkëputjen Kosovës. Ne kemi nevojë ta ruajmë Kosovën dhe Metohinë brenda kufijve të Serbisë, madje edhe me koston e të mos hyrit kurrë në Bashkimin Europian”, thotë Irinej.

Duke shtuar se ruajtja e Kosovës do të thotë të ruash historinë e Serbisë, kishat dhe foltoret.

 

SHKARKO APP