Pavlopulos: Pres progres në marrëdhëniet greko-turke

Presidenti i Republikës Greke, Prokopis Pavlopulos ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayipp Erdogan, gjatë vizitës që zhvilloi në postën kufitare në Kipus të Evros.

Presidenti Pavlopulos, pasi u takua me ushtarët dhe oficerët grekë që shërbejnë aty, kaloi urën dhe shkëmbeu përshëndetje me ushtarët dhe oficerët turq si dhe me prefektin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit fqinj.

Në vazhdim, presidenti Pavlopulos zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Taiypp Erdogan.

Sipas burimeve të mirnformuara, Pavlopulos dërgoi një mesazh miqësie dhe bashkekzistence paqësore të të dy popujve.

Sipas të njëjtave burime, Pavlopulos i deklaroi Erdoganit se priste progres në problemet midis të dy vendeve, sipas të drejtës ndërkombëtare, me qëllim që të bëhej i mundur pranimi i ftesës që i ka bërë presidenti turk për të vizituar Ankaranë.

SHKARKO APP