Pavlopulos: Të neveritshme dhe të dënueshme fenomenet e ksenofobisë dhe të racizmit
Sot në Greqi me mijra qytetar të udhëhequr nga Organizata të Ndryshme Joqeveritare Antirraciste, kanë marrë pjesë në një manifestim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Rracizmit. Manifestimit ju bashkuan edhe shoqata dhe emigrantë shqiptarë, si dhe deputet e përfaqësues të pushtetit lokal. Ditën ndërkombëtare kundër racizmit e ka përshëndetur edhe Presidenti grek Prokopis Pavlopulos, duke u shprehur se:
“Ne grekët, mbi bazën e traditës tonë kulturore dhe demokratike, kemi treguar me shumë mënyra se fenomenet e ksenofobisë dhe të racizmit janë të neveritshme dhe automatikisht të dënueshme”, nënvizon në një mesazh për ditën ndërkombëtare kundër racizmit, Presidenti i Republikës, Prokopis Pavlopulos. Zoti Pavlopulos shton se Greqia ftohet të respektojë dhe të forcojë këtë mesazh, duke dhënë madje, siç thotë, shembullin e vet në mbarë botën. “Posaçërisht në një periudhë krize të thellë ekonomike, që siç dihet nga të gjithë, fsheh sjellje raciste dhe ksenofobe”, vë në dukje Presidenti i Republikës.