PE: Operacionet e qeverisë turke ndaj mbështetësve të Gylenit, rrëmbim
Komiteti i Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë i ka përshkruar operacionet ilegale të regjimit të Erdoganit për individë jashtë vendit të lidhur me lëvizjen “Hizmet” si rrëmbim, duke denoncuar ashpër vendet që nuk kanë marrë masat e nevojshme.
Njëzëri, rezoluta dënon fuqishëm rrëmbimin e shtetasve turq, duke e konsideruar si shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Në raport, autoritetet moldave, gjeorgjiane dhe kosovare u bëhet thirrje përsëri që të shqyrtojnë kërkesat e ekstradimit në mënyrë transparente dhe të ndjekin procedurat gjyqësore në përputhje me parimet dhe standardet evropiane.
Raporti ka ftuar gjithashtu institucionet e BE për të mbështetur vendet që i rezistojnë presionit të Ankarasë, ndërsa deputetët shprehën shqetësimet rreth presionit të ushtruar nga qeveria turke mbi institucionet arsimore.
KOHA JONË SONDAZH

