Pedofili josh të miturën online… “surpriza” që i kushtoi prangat

Një burrë 32-vjeçar, i njohur nga policia për disa episode pedofilie, joshi me rrjetet sociale një vajzë, e cila iu prezantua me emrin Kylee 14 vjeçe.

Më pas la një takim dhe udhëtoi për 560 kilometër për të takuar adoleshenten.

Por sapo mbërriti në vendin e takimit, Tommy Lee Jenkins, u përball me surprizën më të keqe: nuk e priste një vajzë 14 vjeçe, por një agjent policie i infiltruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burri me banim në Indiana, SHBA, kishte udhëtuar deri në Wisconsin, në vendin ku presupozohej se do të takoheshin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo u zbulua nga agjenti i policisë, 32-vjeçari u vu në pranga. Burri në chatin me adoleshenten misterioze, kishte pasur biseda eksplicite dhe kishte insistuar për fotografi intime.

Polici i infiltruar duke u shtirur si 14-vjeçarja Kylee, e ftoi në shtëpi dhe aty u arrestua të premten e lënë pas.

Ndaj tij u zbuluan disa precedentë, ku në vitin 2011, Jenkins u përfshi në episode të tjera të abuzimit seksual me dy të mitur. Tashmë pritet të përballet me procesin gjyqësor, ku rrezikon deri në dhjetë vite burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?