Pegasus dhe lufta e hapësirës kibernetike

Aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët dhe avokatët në të gjithë botën kanë qenë në shënjestër të qeverive autoritare, falë një programi kompjuterik izraelit që spiunon celularët e tyre. Hetimi është konfirmuar nga Guardian dhe 16 media të tjera, të cilat thanë se programi është krijuar për të lejuar qeveritë që të ndjekin terroristë dhe kriminelë, shkruan il giornale.it

Nuk ka asgjë të komplikuar në mënyrën se si Pegasus infekton telefonat. Sapo instalohet në telefon, Pegasus mund ta mbikëqyrë pajisjen gjatë gjithë kohës – mund të kopjojë mesazhet, të regjistrojë thirrjet, të marrë fotot apo të aktivizojë fshehurazi kamerën dhe mikrofonin. Potencialisht mund të përcaktojë se ku ndodhet një person, ku ka qenë dhe kë ka takuar.

Shumica e raporteve të medias mbi Pegasus kanë të bëjnë me kompromisin e pajisjeve Apple. Spyware infekton pajisjet Android gjithashtu, por nuk është aq efektiv pasi mbështetet në një teknikë rooting që nuk është 100% e besueshme.

Por ekziston një anekdotë e treguar nga Haaretz , e cila shpjegon se si Netanyahu ishte sponsori kryesor i kompanisë. Në fakt, artikulli ilustron korrelacionin e saktë midis udhëtimeve të ish-kryeministrit izraelit nëpër botë dhe blerjes e programit nga vendet e interesuara, raporton abcnews.al

Sigurisht, të gjithë e bëjnë, sepse NSO nuk është e vetmja kompani që shet produkte të tilla por fakti që Pegasus u shit në regjime autoritare dhe shërbeu për të spiunuar gazetarët dhe figurat e opozitës tregon një anë të erret rreth operacioneve të tilla.

Gjeopolitika

SHKARKO APP