Pekini anulon të gjitha festimet e Vitit të Ri Kinez!
Autoritetet në Pekin kanë anuluar të gjitha festimet e Vitit të Ri Kinez në shkallë të gjerë në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen në rritje të koronavirusit të ardhur nga qytetit Wuhan.
“Në mënyrë që të kontrollohet epidemia, të mbrohet jeta dhe shëndeti i njerëzve, të zvogëlohet mbledhja masive dhe të sigurohet që njerëzit të kenë një Festival Pranverë harmonik dhe paqësor, është vendosur që të anulohen të gjitha ngjarjet në shkallë të gjerë, përfshirë panairet e tempullit, në Pekin që nga sot,” shkruhej në një deklaratë të enjten nga Zyra qeveritare e Kulturës dhe Turizmit e Pekinit.
“Qytetarët do të forcojnë masat parandaluese dhe mbështesin vendimin. Ne do t’i njoftojmë ndryshimet e politikave me zhvillimin e epidemisë … Dhe u urojmë të gjithë qytetarëve një Festival të lumtur të Pranverës, “vazhdon deklarata. Viti i Ri Kinez 2020 festohet zakonisht nga e shtuna 25 janar deri në 8 shkurt. (CNN)
/ SCAN