Pema e Krishtlindjes rikthehet në qytetin fantazmë të Çernobilit
Pema e Krishtlindjes është vendosur për herë të parë që nga katastrofa e Çernobilit e vitit 1986.
Pema u vendos në sheshin qendror të qytetit fantazmë të Pripyat.
Dikur shtëpia e më shumë se 47.000 banorëve, rreth 3 km nga ish-uzina bërthamore , mbetet e shkretë për shkak të ndotjes nga rrezatimi.
Ish-banorët u kthyen në qytetin e braktisur për të dekoruar pemën me foto familjare, si pjesë e një fushate të organizuar nga Association of Chernobyl Tour Operators.
Disa prej tyre sollën edhe dekorime të orës si një simbol i rrjedhës së kohës dhe faktit që me kalimin e kohës qyteti nuk vdes, por ringjallet.