Peng prej 6 muajsh, policia greke liron biznesmenin

Policia greke ka finalizuar një super operacion për lirimin e një biznesmeni të marrë peng 6 muaj më parë. Mihalis Lembidakis, aksioner i Bankës së Kretës dhe pronar i një sërë biznesesh të fuqishme në këtë ishull, ishte marrë peng 6 muaj më parë nga persona ende te paidentifikuar dhe u lirua mëngjesin e së hënës falë ndërhyrjes së forcave speciale të anti-terrorit dhe shërbimeve sekrete greke.

Biznesmeni 54-vjeçar u gjet i lidhur në një magazinë në afërsi të Rethymnos. Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë u dërgua për një kontroll në spital nën masa të rrepta sigurie. Për lirimin e tij pengmarrësit kishin kërkuar fillimisht shumën prej 100 milionë eurosh, por më pas e ulën kërkesën e tyre deri në 18 milionë. Për lirimin e Lembidakis në ishullin e Kretës ishte dërguar një ekip i posaçëm i policisë greke dhe hetimet bëheshin vetëm prej tyre.

Në ndihmë të policisë ishin vënë edhe shërbimet sekrete, ndërsa në dispozicion të hetimeve ishte vënë gjithë teknologjia e përgjimeve të policisë helene. Ndonëse familja Lembidakis është një ndër më të pasurat në ishullin e Kretës, nuk u bë e mundur të mblidhte më shumë se 10 milionë euro, çka duket se nervozoi pengmarrësit, të cilët humbën kontrollin e situatës, çka mundësoi edhe gjetjen e biznesmenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me pengmarrjen janë arrestuar 7 vetë, të gjithë banorë të Kretës, ndërsa hetimet vazhdojnë. Në Greqi pengmarrjet e biznesmenëve kanë qenë të rralla, pasi autoritetet greke kanë reaguar shpejtet dhe me efikasitet të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?