Pensionisti 92-vjeçar do të udhëheqë Malajzinë

Mahathir Mohamad përgatitet të marrë në duar frerët e qeverisë malajziane, duke u bërë njëkohësisht udhëheqësi më i vjetër i zgjedhur i botës. 92-vjeçari ka dalë në pension, por vendosi të rikthehet në skenën politike të vendit duke kaluar në anën e opozitës, për të goditur prej aty njeriun që dikur ishte i preferuari i tij, Najib Razak, sot i akuzuar për korrupsion.

“Po, po, jam ende gjallë”, u shpreh Mahathir gjatë një konference për shtyp, ku deklaroi se koalicioni i tij nuk do të kërkojë shpagim, por thjesht rikthimin e sundimit të ligjit.

Rritja e kostos së jetesës dhe akuzat e korrupsionit të shtrira në kohë ishin ato që ndikuan votën e shumicës së elektoratit, i cili zgjodhi kështu t’i largohej Najibit dhe ekzekutivit të tij dikur të palëkundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mahathir ka qenë kryeministër i vendit dhe udhëheqës i “Barisan Nasional” për 22 vite, nga 1981-shi deri kur vendosi të tërhiqej në 2003-shin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?