Pentagoni: Forcat ruse po ripozicionohen, nuk është tërheqje e vërtetë nga Ukraina

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby thotë se Rusia vijon që të përbëjë një kërcënim për Kievin, paçka një zhvendosjeje të forcave në rrethinat e kryeqytetit dhe në qytetin e Cherhiv.

“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë e trupave ruse dhe se të gjithë duhet të jemi gati për një ofensivë më të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës.

Ne dhe askush tjetër nuk duhet ta mashtrojë veten me pretendimin e fundit të Kremlinit se ai papritmas thjesht do të reduktojë sulmet pranë Kievit. Rusia po shkakton ende brutalitet masiv në vend“.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të forcat e ripozicionimit po lëvizin më shumë drejt veriut, por se është shumë herët për të thënë se cili do të jetë destinacioni i tyre përfundimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?