Pentagoni: Ukraina mund ta fitojë luftën, rusët janë tërhequr nga Kievi

Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga rajonet e Kievit dhe Chernihivit. Konfrimimi erdhi nga Pentagoni, që bëri të ditur edhe se ushtarët janë tërhequr në Bjellorusi dhe Rusi për t’u rikonsoliduar dhe për të riparuar mjetet e dëmtuara.

Zëdhënësi John Kirby, tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk kishte arritur asnjë prej objektivave të tij strategjike dhe se Ukraina mund ta fitonte luftën. “Ai ka zhvendosur forcat nga Kievi dhe Chernihivi. Ata nuk e kanë pushtuar dot Kharkivin dhe as Mikolaivin në jug. Ukrainasit po luftojnë me guxim për vendin e tyre dhe i kanë mohuar Putinit shumë prej objektivave të tij strategjik. Kështu që absolutisht, ata mund ta fitojnë luftën”, tha Kirby.

Të paktën 24 mijë ushtarë janë larguar nga Ukraina. Nga 130 batalionet që janë dërguar në Ukrainë më shumë se 80 mbeten ende në vende dhe po riorganizohen për një ofensivë në Donbas, në Ukrainën lindore.

SHKARKO APP