Për 30 vjet izoloi djalin nga bota, 41-vjeçari u gjet me trupin kockë e lëkurë
Në një pallat anonim të periferisë së Stokholmit në Suedi, një grua 70-vjeçare u arrestua sepse për rreth 30 vjet e kishte burgosur brenda shtëpisë djalin e tij, tashmë 41-vjeçar, që dergjej në kushte të papranueshme. Sipas mediave lokale, skena horror u zbulua nga një e afërme e gruas, që kishte dyshimet e saj prej vitesh dhe përfitoi nga shtrimi i përhoshëm i të arrestuarës në spital për të kontrolluar shtëpinë e saj.
Shtëpia gjendej në kushte higjienike skandaloze dhe sipas saj nuk ishte pastruar ndoshta nga viti 1996, sipas gazetave që gjendeshin në dysheme, bashkë me mbetje të ndryshme që pothuajse kishin mbuluar edhe trupin kockë e lëkurë të djalit 41-vjeçar, pothuajse pa dhëmbë dhe që shprehej në një gjuhë infantile.
Nga hetimet doli që djali ishte izoluar nga e ëma që nga mosha 13-vjeçare. 70-vjeçarja e arrestuar nuk shfaqi asnjë pendesë madje autoriteteve policore, por u tregua e habitur sepse i duhej gjithçka në rregull. Sipas të afërmve, personi kishte humbur e re një fëmijë, emrin e të cilit ia kishte vendosur sërish djalit të dytë, që më pas e kishte izoluar nga bota.