Për herë të parë në histori, 2 liderët shtrëngojnë duart: Ç’thotë gjuha e trupit?

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një takim historik u mbajt midis presidentit të Amerikës, Donald Trump, dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Një ngjarje e tillë ndodh për herë të parë në histori, pasi asnjëherë më parë një president i SHBA-së nuk është takuar me një lider të Koresë së Veriut. Pas shtrëngimit të famshëm të duarve, bisedimeve me në qendër çështjen e denuklearizmit dhe atë të përhapjes së tensionit në rajon, ekspertët e gjuhës së trupit analizuan detajet.

Ata thonë se në momentet e para të dy udhëheqësit u përpoqën të krijonin ndjesinë e komandimit, të superioritetit dhe përgjegjësisë së takimit në Singapor. Shtrëngimi i duarve u cilësua si një takim mes kolegëve dhe sipas ekspertëve, Trump ishte shumë i vetëdijshëm se i duhej me patjetër një gjë e tillë.

Gjatë ecjes për te dhoma e takimit, Trump iu drejtua Kim Jong-un tri herë, gjë që dëshmoi sërish dëshirën për të zotëruar takimin.

Ah, përveç të tjerash, ai preku krahun e liderit të Koresë së Veriut që nga ekspertët deshifrohet si mesazh i fshehur se Trump po kontrollon situatën.

Siç e shihni edhe në foto, buzëqeshjet e tyre janë të ngrira dhe ekspertët e gjuhës së trupit theksojnë se gjithë takimi ka qenë tejet i mbushur me nervozizëm.

SHKARKO APP