Për herë të parë pas 14 vitesh vritet një polic në Suedi
Një polic është vrarë në Suedi, duke u cilësuar si një rast i rrallë, pasi një akt i tillë nuk ndodhte prej 14 vitesh në vendin nordik. Sipas mediave të huaja, vrasja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin Gothenburg, kurse autori nuk është identifikuar ende.
“Ne jemi vendosur në kërkim të autorit. Është ende herët për të thënë nëse vërtetë polici ishte shënjestra i sulmit”, ka thënë Klas Johansson, zëdhënësi i policisë
Mësohet se policia ishte duke patrulluar në një periferi i qytetit kur oficeri u qëllua. Më pas ai u dërgua për në spital, ku dhe ndërroi jetë nga plagët e marra.
Gjatë vitit të kaluar, ka pasur më shumë se 360 incidente me armë zjarri, 47 të vdekur dhe 117 të plagosur, që është një rekord negativ sipas policisë.
Sipas Këshillit të Parandalimit të Krimit, numri i njerëzve të vrarë është dyfishuar në një dekadë dhe tani përbën gati 40 për qind të vdekjeve të dhunshme në Suedi.