Për herë të parë që nga fillimi i virusit, Italia jep lajmin e pabesueshëm

Italia, aty ku Shqipëria ka 30 mjekë që shkuar për t’iu bashkuar luftës, deri më tani mbi 15 mijë të vdekur dhe është vendi i parë në botë për numrin e jetëve të humbura.  Italia publikoi statistikat e 24 orëve të fundit sa i përket pandemisë dhe numri i vdekjeve ishte 681 dhe kjo ishte hera e parë që prej datës 25 mars që numri i vdekjeve ishte nën 700. Lajmi i mirë që vjen sot për herë të parë është ulja e numrit të personave që janë në terapi intensive. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që ky numër të kishte rënie që nga nisja e pandemisë. Sot në gjendje kritike janë 3994 persona ndërsa dje ishin 4068, pra sot kemi 74 më pak. Sot gjithashtu u njoftua se ka përfunduar ndërtimi i një spitali të ri në Milano dhe kjo vetëm në 10 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?