Për herë të parë që nga prilli, Italia regjistron mbi 2,000 raste me Covid-19

Italia ka regjistruar më shumë se 2,000 raste me koronavirus për herë të parë që nga prilli. Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë në vend, më 24 orë u konfirmuan 2,548 raste me Covid-19.

Ministria njoftoi po ashtu se si pasojë e koronavirusit humbën jetën 24 persona, krahasuar me 19 të tilla një ditë më parë.

Italia, vendi i parë Evropian që u godit rëndë nga koronavirusi gjatë pranverës, arriti që të vinte në kontroll situatën pas vendosjes së një karantinë strikte mes marsit dhe majit.

Megjithatë, vendi ka bilancin më të lartë të viktimave në Evropën kontinentale, me 35,894 fatalitete të konfirmuara.

SHKARKO APP