Për një kalim të sigurt nga Mariupol, Ukraina e gatshme të shkëmbejë të burgosurit rusë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se i gatshëm të shkëmbejë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të kalimit të sigurt për civilët dhe trupat ukrainase në Mariupol.

Sipas tij janë rreth 1,000 civilë të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit. Ai shtoi se situata në qytetin e rrethuar po përkeqësohet, me qindra të plagosur.

Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmirty Peskov, akuzoi Ukrainën për frenim të negociatave të paqes. Peskov tha se topi ishte në fushën e Kievit pasi Rusia i dorëzoi një dokument Ukrainës.

SHKARKO APP