Përdhunohet e vritet e mitura në Rumani, protesta, ikin 2 ministra

“Më kanë përdhunuar, ju lutem hajde më merrni”. Kanë qenë këto fjalët e fundit dëshpëruese të Alexandra Macesanu, vajza që në Rumani është përdhunuar dhe vrarë nga Gheorghe Dinca, mekanik 65-vjeçar.

Kërkesat për ndihmë nga ana e 15-vjeçares janë injoruar nga 112, që ka ndërhyrë 19 orë pas sinjalit të dhënë, kur ishte shumë vonë.

Publikimet e bisedave telefonike mes Alexandrës dhe centralistes së 112 kanë indinjuar vendin dhe kanë sjellë dorëheqjen e dy ministrave.

Duket se detyrën e ka lënë edhe shefi i policisë së shtetit.

“Qetësohu, makina është në rrugë. Nuk mund të qëndroj në telefon me ty, kemi të tjera telefonata në linjë”, përgjigjet operatorja e 112 tani nën akuzë.

Fjalët e saj kanë ndezur vendin dhe kanë nxjerrë mijëra të rinj në shesh kundër qeverisë.

Në shtëpinë në të cilën është vrarë Alexandra është gjetur edhe kufoma e një tjetër vajze, Luiza Melencu, 18 vjeç e zhdukur në prill.

SHKARKO APP