Përdhunoi 82-vjeçaren, i riu me HIV dënohet me 6 vjet burg në Gjermani

Gjykata gjermane ka dënuar me 6 vite burg një 29-vjeçar nga Maqedonia, i cili përdhunoi një 82-vjeçare. Ngjarja e rëndë u regjistrua në muajin korrik të vitit të kaluar. Maqedonasi i infektuar me virusin HIV, Dzengis D., ka dhunuar disa herë seksualisht shtetasen gjermane, shkruan “Bild”.

Gjykata vërtetoi fajësinë e tij, pas shumë indiceve, mes tyre kontrollit celular dhe bastisjes në shtëpinë e 82-vjeçares. “Në 8 korrik të vitit të kaluar 29-vjeçari ishte futur përmes derës së hapur të ballkonit dhe kishte përdhunuar pesë herë plakën dhe tentoi edhe njëherë. Pas dhunimit, maqedonasi i kishte kërkuar para plakës, duke ia rrëmbyer kuletën nga dora dhe duke e lënë vetëm me dy kartëmonedha 50 euro,” përcjell albinfo.ch.

82-vjeçarja pësoi lëndime, ndërsa duhet t’i nënshtrohet testeve të HIV. 29-vjeçari kishte ardhur në Gjermani në 1992.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?